Artistët shqiptarë shumë herë nga fansat pranojnë komente të ndryshme negative.
Përveç kësaj ata janë akuzuar edhe për blerje klikimesh herë nga fansat e herë nga njëri-tjetri.
E me një akuzë të tillë së fundmi është përballur edhe artistja shqiptare Dafina Zeqiri, ku një fans e akuzoi atë për blerje klikimesh ku dhe i tha se duhet ti vijë turp.
‘Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”, ka shkruar komentuesi, të cilit i ka reaguar edhe vetë artistja.
“Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqkaman që s’blejmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”, iu përgjigj Daffy.