Profesori i Biologjisë në Vushtrri, Lulëzim Paci ka rrëfyer sot se është duke i përjetuar rëndë ofendimet që po merrë pasi videot e tij u bënë virale.
Paci i cili ka pasion vallen tradicionale, po bullizohet që disa ditë për shkak të publikimit të një video në TikTok ku ai shihet duke vallëzuar.
Pas rrëfimit të tij sot në KTV, ku edhe shpërtheu në lot, Paci mori përkrahje të madhe.
Ndërsa, ai ka marrë një ftesë edhe nga këngëtarja Dafina Zeqiri për të realizuar bashkë një video për TikTok në sheshin e Prishtinës.
Express ka mësuar se video mes artistes dhe profesorit do të realizohet sot.
Paci sot ka folur për famën që mori brenda natës, por edhe për problemet që i ka sjell ajo.
Ai po ashtu ka treguar se i kishte thënë vëllait të tij, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla”.