Këngëtarja e hiteve të jashtëzakonshme, Dafina Zeqiri, sot ka shënuar një ditë të rëndësishme në jetën e tij.
Ajo sot feston 15 vjetorin e karrierës, ku për 15 vite ka prodhuar lajme në mediat shqiptare.
Talenti i saj u zbulua qysh në fëmijëri, pasi në moshën 10-vjeçare, ajo mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi me një këngë në anglisht, të cilën e kishte shkruajtur vetë.
Në Shqipëri u shfaq për herë të parë në vitin 2007 në ‘Top Fest 4’ me këngën “Një Ditë Tek Ti”, në bashkëpunim me Gold Ag, për të vijuar më pas në 2008 në ‘Kënga Magjike’ me këngën “Bateritë” ku fitoi edhe çmimin ‘Magjia e parë’ dhe për të mos u ndalur deri ditën e sotme, ku numëron shumë hite, bashkëpunime dhe së fundmi ka realizuar edhe albumin “Dafinë moj”.
Lidhjet e saj më të bujshme janë ato me Krenar Çocajn, Ledri Vulën dhe aktualisht është në një lidhje prej dy vitesh me Dj Geek.
Në një nga koncertet e saj në Zvicër, Dafina është surprizuar me anë të një torte dhe ka festuar me fansat këtë përvjetor të rëndësishëm të karrierës së saj.