Rihanna bëri një rikthim magjik në “Super Bowl” pas një pauze të gjatë.
Performanca e saj e 12 shkurtit përfshiu një performancë të jashtëzakonshme të artistes e kompletuar edhe me valltarë profesionit por padyshim ajo që mori vëmendje të madhe ishte shtatzënia e saj e dytë dhe zbulimi i barkut të rrumbullakosur.
Rikthimi saj bëri bujë të madhe edhe në rrjete sociale dhe u risoll në versione të ndryshme, në të tillë e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri.
Artistja nga Kosova ka bashkëpunuar me dy valltarët e njohur Kalin Brother për të rikrijuar një skenë të shkurtër nga performanca e Rihannas.
Dafina shihet e veshur e tëra në të kuqe ndërsa ka vendosur edhe një barë artificial për të improvizuar shtatzëninë teksa dy valltarët e veshur në të bardha kërcejnë prapa saj.