×
  • Vip
  • Vip

    Dafina i kundërpërgjigjet Labit: ‘Do që të marri pjesë nga historia ime’

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë për ‘RTV Dukagjini’ në programin ‘Krejt n’debat’, Gashi tregoi se marrëdhënia e tyre tashmë është e mbyllur dhe nuk ka më asnjë kontakt mes tyre.

    “Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram,” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ftohja mes tyre ka qenë e thellë.

    Moderatori theksoi se është ndjerë i lënduar dhe i zhgënjyer nga Dafina:

    “Unë kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta mosmirënjohëse, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në ‘Big Brother’,” – tha ai.

    Pavarësisht fjalëve të rënda, Gashi nuk harroi të shprehë një urim për Dafinën, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë:

    “Dua t’i uroj më të mirat, pasi po bëhet nënë. Më e rëndësishmja është të mos stresohet. Mbi të gjitha, është respekti.”

    Por reagimi i Dafina Zeqirit nuk vonoi! Ajo zgjodhi të flasë me qetësi, por me tone të qarta përmes një postimi në Instagram Story, ku shpërndau këtë mesazh:

    “Udhëtimi për të ardhur deri këtu ku jam sot ka qenë i mbushur me dashuri, mësime dhe rritje.
    Me suksesin vjen edhe zhurma – njerëz që duan të marrin një pjesë nga historia jote, ta rishkruajnë të vërtetën tënde ose të vënë në dyshim zgjedhjet e tua.
    Por ajo që kam mësuar është kjo: mbrojtja e paqes tënde ndonjëherë do të thotë të ecësh ndryshe, të flasësh më pak dhe ta mbash rrethin të ngushtë.”

    Dafina, në mënyrë të tërthortë, duket se u përgjigj ndaj deklaratave të Labit, duke i qëndruar besnike vetes:

    “Jo të gjithë do ta kuptojnë këtë – dhe është në rregull. Heshtja ime nuk është dobësi. Është forcë.
    Kam lënë pas gjithçka që nuk më shërben më, dhe kjo mjafton. Qëndroj e palëkundur në atë që jam – dhe kjo është e njëjta energji që dua t’ia transmetoj fëmijës tim dhe të gjithëve ju:
    Jini të mirë, por mos lejoni askënd të shuajë dritën tuaj ose t’ju bëjë të ndiheni të vegjël.”

    Dhe ajo e mbyll me një fjali të fuqishme:

    “Do flasin. Le të flasin. Unë do të vazhdoj të jem vetja – me dashuri, gjithmonë. Dafina.”

    Ky mesazh duket si një manifest i qartë për paqe të brendshme, pjekuri dhe vendosmërinë për të mos u përfshirë në drama publike – një qasje që duket se Dafina po e përqafon gjithnjë e më shumë, sidomos tani që pret të bëhet nënë. /Prive By Liberta Spahiu

     

    Nga Rubrika
    Vip11 Maj 2025
    Këngëtarja e famshme nga Prishtina, Dua Lipa do të performojë në Sunny Hill Festival, event ky që organizohet nga vetë artistja dhe...
    Vip11 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj është goxha aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo edhe sot ka ndarë disa...
    Vip11 Maj 2025
    Ish-Miss Kosova dhe sipërmarrësja e njohur, Agnesa Vuthaj, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes tragjike të kreatorit të modës, Festim...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2025
    Gjermania ka kërkuar nga Rusia që t’i përgjigjet ofertës për armëpushim deri në fund të ditës, ose, në të kundërtën do të...
    Lajme12 Maj 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin Film...
    Lajme12 Maj 2025
    Ministria e Financave ka shtyr afatin për drejtor ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP) Afati është shtyr për pesëmbëdhjetë ditë. AQP-ja,...
    Lajme12 Maj 2025
    Lidhjet “familjare” mes pronarit të NOA-s Gentian Sula dhe drejtuesve të kompanisë “EFT”, dega në Shqipëri, çojnë të Vuk Hamoviç, një biznesmen...
    Lajme12 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në hapjen e shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale në Vrapçisht njoftoi se organet e partisë...
    Lajme12 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar për vizitë shtetërore nga presidentja e Zvicrës më 21 dhe 22 maj. “Me ftesë të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.