Ka disa kohë prej kur flitet për një bashkëpunim midis Dafina Zeqirit dhe Beatrix Ramosaj.
Por ky bashkëpunim në të vërtetë do të jetë mes Beatrix Ramosaj dhe Dj Geek, partnerit të Dafina Zeqirit.
E ditën e sotme, Dafina ka publikuar një video humoristike në “TikTok”, ku Trixa nuk nguroi duke i komentuar në formë mbështetje.
Pas këtyre vijuarn komentet e vazhdueshme negative të ndjekësve, të cilët gjykonin miqësinë e dy këngëtarëve, ku e sulmonin vazhdimisht Beatrixën.
Lidhur me këto komente, ka reaguar vetë Dafina e revoltuar, e cila u ka bërë thirrje të gjithë komentuesëve të mos ushtrojnë më bullizëm, aq më tepër femra-femrës.
“Ruaje për cfarë? A e keni seriozisht sidomos ju femra që komentoni kështu për një femër tjetër? Nuk kam nevojë kërkond me rujt! Kurgjo me zor nuk shkon! Stop bullying! Stop this nonsense! Or get the f… out of my page! Idiot”, ka reaguar ashpër ajo duke i dalë në mbrojtje të ish-banores së “Big Brother VIP”.
Trixa kometohet dhe shahet nga publiku pas lidhjes që ajo pati me Donaldin brenda shtëpisë së “BBV”.