×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiqi thotë se kanë arrestuar një ish-ushtar të UÇK-së

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, atë të Horgoshit, autoritetet serbe thonë se mëngjesin e sotëm kanë arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së.

    Sipas gazetës serbe “Danas”, “M.I. është i dyshuar për krime lufte, së bashku me pjesëtarët e të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kundër bashkëshortëve të nacionalitetit serb në Prishtinë në vitin 1999”.

    Gazeta ka cituar zëvendëskryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, i cili është edhe ministër i punëve të brendshme.

    Gjithnjë sipas gazetës serbe, Daçiqi ka deklaruar se “ata janë rrëmbyer me forcë, janë dërguar në një burg të improvizuar ku kanë vazhduar t’i keqtrajtojnë fizikisht dhe psiqikisht”.

    “Sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për Krime Lufte, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Publike për Krime Lufte”.

    “Për shkak të veprimeve hetimore që po kryhen nga Prokuroria Publike për Krime Lufte, nuk jemi në gjendje të japim më shumë detaje për të mos rrezikuar hetimet”, citon “Danas” të ketë thënë Daçiqi.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Mars 2025
    Visar Azemi nga LDK-ja është shprehur i prerë se ky subjekt politik nuk qeverisë bashkë me LVV-në. I pyetur se nëse opozita...
    Lajme07 Mars 2025
    Ministri aktual i Bujqësisë, Faton Peci foli për krijimin e qeverisë së re, ku tha se e përjashtojnë një bashkëpunim të mundshëm...
    Lajme07 Mars 2025
    Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në nderim të përvjetorit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kanë ndezur flakadanë në...
    Të tjera
    Lajme07 Mars 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas procesit të rinumërimit të votave...
    Bota/Rajoni07 Mars 2025
    Bashkimi Evropian llogarit në Serbinë si një partnere evropiane të besueshme, e cila ndan të njëjtat parime dhe vlera, thanë institucionet evropiane...
    Lajme07 Mars 2025
    KFOR ka thënë se gjatë takimit që kanë zhvilluar sot komandanti Major Enrico Barduani dhe kryeministri Albin Kurti, të dy ata kanë...
    Lajme07 Mars 2025
    Sonte në Prekaz është shënuar “Natën e zjarreve”, për të kujtuar luftën dhe sakrificën e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe...
    Bota/Rajoni07 Mars 2025
    Një shofer ka humbur ndjenjat papritur gjatë drejtimit të automjetit dje në Tiranë. Por për fat të mirë në rrugë është gjendur...
    Bota/Rajoni07 Mars 2025
    Planifikimi i të gjitha hapave të sigurisë nga Europa së bashku me Turqinë do të ishte në interes të të dyja palëve....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.