Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe udhëheqësi i Socialistëve, Ivica Daçiq, deklaroi se gjithçka që po bëhet tani në formimin e Qeverisë së Serbisë po bëhet me qëllim të një marrëveshjeje strategjike për vitin 2022, domethënë “një paraqitje e bashkuar të socialistëve dhe progresistëve në zgjedhjet elokale, parlamentare dhe presidenciale”.
“Unë nuk u strehova në Kuvend, por doja të bëja punën që unë dhe Aleksandar Vuçiq menduam se do të ishte më e mira.Vuçiq nuk kishte pse të më ofronte pozicionin e presidentit të parlamentit, tha Daçiq për Prva TV.
Ai mes tjerash shtoi se vendi i tij do të përballet me zgjedhje në 2022, dhe siç tha ai “këtu ka disa sëmundje, njëra prej të cilave është miopia”.