Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka lëvduar presidentin amerikan Donald Trump duke thënë se Administrata e tij është më në interes të Serbisë, sidomos karshi çështjes së Kosovës.Madje, ai tha se kjo temë do të varet nga kush do të zë vendin në Shtëpinë e Bardhë.Në skenarin ku fitues dalin demokratët, për Daçiqin nuk është aspak e mirë, sepse sipas tij në administratën demokratike nuk do të kërkesë për kompromis ndaj Serbisë, por vetëm një kërkesë – Serbia ta njehë Kosovën.
“Nëse shohim nga aspekti i asaj që lejonte administrata, ajo e Trumpit ishte sigurisht më pozitive për ne, gjë që kontribuoi që çështja e Kosovës të mos paraqitjet nga aspekti se tashmë është një punë e kryer”, tha Daçiq në RTS.Ai beson se zgjedhjet e ardhshme janë specifike, sepse Trump është “një kandidat më specifik dhe më burrë”.Daçiq, që ishte zëdhënësi i kriminelit Sllobodan Millosheviq në vitin 1992, i bëri edhe një lëvdatë Trumpit që asnjëherë s’ka punuar në ushtri, njofton Klan Kosova.
“Ne harrojmë se ky është kandidati i parë që nuk ka punuar në ushtri apo në ndonjë funksion tjetër shtetëror dhe u zgjodh. Ai është presidenti më i pasur në historinë e Amerikës”.