Parlamenti i Serbisë sot mbajti seancë ku Ivica Daçiq u zgjodh për kryetar të parlamentit serb. Kjo seancë kaloi me polemika të ashpra mes deputetit shqiptar, Shaip Kamberi dhe Ivica Daçiqit.
Në momentin kur po dikutohej për zgjedhjen e kyzetarit të parlamentit, fjalën e mori deputeti Shaip Kamberi i cili deklaroi se “Ne deputetët shqiptar nuk do ta votojmë Ivica Daçiqin sepse nuk mund të përkrahim dikend që inicoi shlyerjen e shqiptarëve nga regjistri civil në Luginë të Preshevës e as një shumicë në të cilën bënë pjesë Ivica Daçiq i cili bënë thirrje të fshihen trupat e shqiptarëve të masakruar në Republikën e Kosovës.
Ju deri sa angazhoheni për çnjohje të Republikës së Kosovës jeni duke gjuajtur me plumb në këmbët tuaja”.
Ndaj fjalimit të Shaip Kamberit reagon Daçiq i cili akuzoi Kamberin se deri sa ishte kryetar i Bujanocit, e në kohën kur në Bujanoc ishte vrarë një polic ai kishte refuzur ta presë në zyrë Daçiqin. “Imagjinoni, pata udhëtuar në Bujanoc sepse ishte vrarë një polic i Serbisë e Shaip Kamberi refuzoi të më takojë sepse isha i padëshiruar për ate” deklaroi Daçiq.
Sa i përket shlyerjes së shqiptarëve nga regjistri civil, Daçiq deklaroi se “Ne nuk u angazhuam për të zvogluar numrin e banorëve shqiptar por nuk lejuam që rrejshëm të deklarohen vendëqëndrimet, sepse ka pasur raste kur me një vendbanim janë paraqitur 20 persona”Ivica Daçiq sot u zgjodh kryetar i parlamentit të Serbisë me 225 vota për dhe një votë kundër./rtvpresheva.com/