Nëse Prishtina rinovon aplikimet për organizatat ndërkombëtare, do të vazhdojmë me aksionin e tërheqjes së njohjes dhe do të jemi edhe më të suksesshëm në këtë.
Kështu deklaroi sot shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.
Duke folur në TV Prva, ai tha se në disa vite pune të vazhdueshme, 18 vende tërhoqën njohjen e tyre dhe se Prishtina është lënduar që numri i vendeve që e njohin atë tani në Kombet e Bashkuara nuk kalon 92 vota, transmeton Klan Kosova.