Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se fjalimi në shqip i deputetit Shaip Kamberi dëshmon se Serbia respekton të drejtat e pakicave.
Madje, ai tha se me këtë gjë ra në kundërshtim me akuzat për diskriminim ndaj pakicave.
“Ai duke folur në shqip në parlament e kundërshtoi veten se Serbia është një shtet i gjuhës së urrejtjes dhe tregoi se ishte një shtet me një shkallë të lartë të të drejtave të pakicave kombëtare”.
Daçiq bëri këto deklarata pas akuzave nga deputetët e Lëvizjes Socialiste që Kamberi foli shqip në parlament. Ai ka thënë se kur ia jep fjalën dikujt nuk mund të vlerësojë se çfarë thotë ai, por se e ka të drejtën për të folur, shkruan Tanjug.