×
  • Lajme
  • Lajme

    D+: OSHP “përdor” pandeminë për të mos mbajtur seanca

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Demokraci Plus (D+) ka reaguar ndaj Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) i cili për shkak të Pandemisë me COVID-19 nuk është duke i mbajtur fare seancat me palët dhe publikun dhe në këtë formë është duke e dëmtuar seriozisht integritetin e procesit të shqyrtimit të ankesave.

    Sipas D+, os mbajtja e seancave me palët në kuadër të shqyrtimit të ankesave u pamundëson palëve ballafaqimin e argumenteve ndërmjet tyre dhe kundërshtimet e ekspertizave gjë që paraqet thelbin e shqyrtimit të ankesave në prokurim publik. “Po ashtu, ballafaqimi i palëve është e drejtë e garantuar me Ligjin për Procedurë të Përgjithshme Administrative. Secilës palë duhet t’i garantohet e drejta e dëgjimit pranë panelit në mënyrë që të ketë mundësi të dëshmojë se ankesa është e bazuar dhe se paneli ka dëgjuar të gjitha provat dhe pretendimet e parashtruara.”

    “Në praktikën aktuale, OSHP është duke marrë vendime vetëm në prani të panelit me arsyetimin e rrezikimit nga pandemia. Sidoqoftë, ky arsyetim ka pasur bazë vetëm për një kohë të shkurtër dhe OSHP duhet që të përdorë teknologjinë informative, apo të organizojë seancat me masa mbrojtëse dhe në këtë mënyrë t’i mundësojë palëve që të parashtrojnë argumentet e tyre në seancë ku i ballafaqojnë të gjitha kundërshtimet dhe pretendimet e veta”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

    Mes tjerash, Demokraci Plus ka bërë thirrje që OSHP-ja të rikonsideroj vendimin e saj për të mos mbajtur seanca të hapura me palët dhe të garantojë se secili vendim i saj të nxirret vetëm pasi që palëve t’iu garantohet e drejta e dëgjimit.

    “Kjo rritë besimin në vendimet e OSHP-së dhe mundëson që vendimet e panelit shqyrtues të jenë të mirë informuara dhe të bazuara në pretendimet e plota të palëve ndër-ankuese. Praktika aktuale e mos mbajtjes së seancave dëgjimore ka rritur brengën e publikut dhe sektorit privat se vendimet në OSHP merren sipas dëshirës së grupeve para-politike dhe jo sipas fakteve dhe dëshmive të dorëzuara në ankesa.”

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një polic është suspenduar nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 ka shënuar një fitore të madhe në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” ndaj Spanjës U19....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.