Tesla lansoi të enjten kamionçinën e shumëpritur Cybertruck, që ishte paralajmëruar vite më parë.
Në eventin e lansimit janë kryer dërgesat e para të kamionçinës nga prodhuesi amerikan i veturave elektrike, përcjell FrontOnline.
Por, a mund të vijë Cybertrucku edhe në Evropë?
Zëvendës-presidenti i Tesla-s për Inxhinierinë e Automjeteve, Lars Movray konfirmoi për TopGear Netherlands se Cybertrucku mund të mos vijë kurrë në Evropë.
Kjo për shkak të dizajnit specifik që ka kjo kamionçinë dhe për t’u shitur në Evropë duhet të jetë në përputhje me rregulloret evropiane për dizajne të caktuara.
Rregulloret evropiane parashikojnë që skajet e pjesëve të makinave të jenë më të lakuara dhe të lëmuara dhe jo të mprehta dhe këndore.
“Së pari, tregu për kamionçina në Amerikë është i madh”, tha Moravy. “Dhe dy: Rregullohet evropianet parashohin një trashësi lakore prej 3.2 milimetrash në pjesët e spikatura. Për fat të keq, në këtë rast është e pamundur të arrihet”, shtoi ai./FrontOnline/