Aktori Çun Lajçi tash e disa ditë është i infektuar me COVID-19, teksa ka gjendje shëndetësore të mirë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare që janë duke u mbajtur sot ka angazhuar ekipe mobile për t’u mundësuar votimin të gjithë atyre që janë të infektuar me koronavirus.
Të drejtën kushtetuese për votim e ka shfrytëzuar edhe Lajçi nga banesa e tij.
Njoftimi i plotë i Lajçit:
Unë votova
Përsonat përgjegjës erdhën n’banesën time
Tek unë i infektuemi me Covid
Dhe ia përcaktova fatin vetës e Kosovës
Tue i përzgjedhë ATA që s’e duen interesin përsonal
Por Atdheun!
Urime KOSOVË!