Çun Lajçi, muzikant, autor, aktor teatri, aktor filmi, mësues drame dhe aktivist shqiptar, ka njoftuar së fundmi se ka humbur dëgjimin në njërin vesh.
Ai tha se edhe në tjetrin është poashtu drejt humbjes së tërësishme të dëgjimit.
Njoftimi i tij:
“E trisht
Isha ne nji kontrollë rutinore për vesh
Dhe
Fatkeqësisht njeni vesh papritmas e ka humbë ndëgjimin.
Tjetri edhe 30% funkcionon!
Pse?
S’e diti as doktori!
Nese m’shurdhohet edhe ky tjetri, do t’me mbetet peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s’do t’mundem me knua ma!
Për tjetër gja shnosh!
Nëse s’e kthej kryet kur t’me thirrni n’rrugë
Mos u hatroni
S’e kam nga mendjemadhësia
E trisht!”.
Ndërsa në komente ai ngushëllohej nga fansat e tij duke thënë thënë se shpresojnë për shërim të mundshëm.