Raportuesja në Parlamentin Europian për Kosovën, Viola von Cramon është pritur në takim nga ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj.
Sipas njoftimit nga Ambasada e Kosovës në Gjermani thuhet se në takimin mes Cufaj e Cramon u bisedua për situatën aktuale në Kosovë.
Në takim po ashtu thuhet të jetë diskutuar për çështjen e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj priti në një takim pune Raportuesen e Parlamentit Europian për Kosovën dhe politikanen nga radhët e Të Gjelbërve gjermanë, Zonjën Viola von Cramon. Në takimin e përbashkët u bisedua situata aktuale në Kosovë, presidenca gjermane me BE-në, çështja e përmbylljes së procesit të Liberalizimit të Vizave për qytetarët e Kosovës dhe aspekte tjera të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.