Gjyqtari kryesor i ndeshjes mes juniorëve të Trepçës dhe Vëllaznimit ka bërë një asistim për te goli i shënuar nga mitrovicasit, shkruan Zeri.info.
Kështu ka njoftuar trajneri i gjakovarëve, Valon Kasapi, i cili ka publikuar edhe një video në “Facebook”.
Treshen e gjyqtarëve në këtë ndeshje, Kasapi i ka cilësuar si skandalozë.
Postimi i tij (pa ndërhyrje):
“Min 85 asistimi i referit kryesor në lojtarin e Trepçës juniorët, një 3 skandaloze nga Gjilani, që pa as një arsye rikthen rezultatin nga 0:1 në 2:1 kundër ekipes më të re në moshë në Ligen e Juniorëve Vellaznimit. Pa koment”.