Ky është një nga ata golat e rrallë që mbeten të ngulitur në memorie, i shënuar në ndeshjen e javës së 14-t të kampionatin meksikan, Pachuca – Puebla 1:3.
Ishte minuta e gjashtë shtesë dhe miqtë kryesonin 1-2, teksa futbollistët vendës po bënin përpjekjet e fundit për të barazuar, shkruan FrontOnline.
Pas ekzekutimit të një këndoreje, Salvador Reyes i Pueblas, pasi sheh që portieri kundërshtar kishte braktisur portën, për t’i dhënë ndihmë sulmit, godet nga një distancë rreth 80 metra, me topin që arrin të kalojë vijën fatale edhe pse e humbet ndjeshëm fuqinë.
I ligjshëm entuziazmi te futbollistët e Pueblas, që me këtë finalizim të pabesueshëm mbyllën ndeshjen me rezultatin 1:3./FrontOnline/
Salvador Reyes took advantage of the GK being up for the corner and scored from his own half!!
Back to back games with a goal for the 22 year old. pic.twitter.com/LdHvtuxQSR
— MexNexGen (@MexNexGen2) April 13, 2021