Është në moshën 39 vjeçare, por ofertat për sulmuesin portagez nuk mungojnë, madje as golat dhe synimet për vendosjen e rekordeve
Sipas raportimeve të fundit të mediave saudite, përcjell abcnews, kampioët e Saudi Pro League, Al-Hilal po mendon serziosht trasnferimin e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, nga rivalët e Al-Nassr, duke e parë “luzitanin” si zëvendësuesin e brazilianit Neymar.
“Ylli” brazilian iu bashkua Al Hilal në gusht 2023, por ka pasur probleme të vazhdueshme me dëmtimet, duke përfshirë një këputje të ligamentit të kryqëzuar që e ka mbajtur jashtë fushës për një vit dhe pas rikthimit të tij të fundit, ai pësoi një tjetër dëmtim, duke ngritur shqetësime për të ardhmen e tij në klub.
Ndërkaq, kujtojmë se Ronaldo, tashmë në moshën 39-vjeçare ka regjistruar 910 gola, teksa synon të arrijë në 1000 gjithsej në karrierë dhe te skuadra tjetër saudite, ndoshta do të ketë më shumë mundësi për të shënuar edhe 90 golat e mbetur.