Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë blerë një shtëpi ultra-luksoze në Lisbonë në vlerë prej 7.3 milionë eurosh.
Pas përfundimit të këtij edicioni, Ronaldo ka marrë disa ditë pushim para se të nis “Euro 2020”, ku ai do të paraqitet me Portugalinë, shkruan FrontOnline.
Sulmuesi i Juventusit është rikthyer në Lisbonë për të pushuar disa ditë, derisa ia ka bërë “sefte” në shtëpinë e tij të re, e cila ka kushtuar 7.3 milionë euro.
Madje, kjo shtëpi besohet të jetë më e shtrenjta në gjithë Portugalinë.
Ndryshe, e ardhmja e futbollistit portugez është ende në “ajër”, derisa spekulimet rreth tij po shtohen nga dita në ditë./FrontOnline/