Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Europian, Viola von Cramon, po thotë se duan të shohin dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, meqë sipas saj, ky është në interes të të dyja palëve.
Cramon, ndërsa citon raportin e saj dërguar Komisionit të Parlamentit Europian për Punë të Jashtme, thotë se pa dialog, Kosova ka shumë për të humbur.
Mes tjerash Cramon thotë edhe edhe Bashkimi Europian, duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë, ndërsa përmend që Këshilli duhet sa më shpejtë të jetë e mundur t’ua japë kosovarëve liberalizimin e vizave.
1/4 Recently the @EP_ForeignAff has adopted my report on #Kosovo. We send a clear message to Kosovo and to the @EU_Commission about the directions and actions we want to see. The EP sees Kosovo as a country with a clear European perspective. Full text: https://t.co/fqsaQ9isCi
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 11, 2021