Dhjetë anesteziologë dhe 10 infermierë në Klinikën e Anesteziologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë në QKUK, Nehat Baftiu.
Lexo Edhe:
EULEX për arrestimet e krerëve të UÇK’së: Kushdo që ka kryer krime, të mbajë përgjegjësi
“10 anestesiologë dhe 10 infermierë janë të infektuar. Gjendja e tyre është e mirë, ashtu po na thonë kur po flasim me telefon”, tha Baftiu.
Ndryshe, sot në Kosovë u konfirmuan raste rekord të infektimeve. Për 24 orë u konfirmuan 661 të infektuar dhe 6 të vdekur nga koronavirusi.