Zëvendëspresidenti Mike Pence dhe bashkëshortja e tij, Karen Pence, pas lajmit për daljen si pozitiv me Covid të presidentit Donald Trump dhe bashkëshortjes Melania, iu nënshtruan menjëherë testit.
Sipas mediave amerikane Pence dhe zonja e Dytë e Shtëpisë së Bardhë kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativ. Mediat citojnë Devin O’Malley, zëdhënësin e shtypit të zv.presidentit, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Siç është kthyer një rutinë për ccdo muaj e ditë, Zëvendës Presidenti Pence është testuar për COVID-19. Këtë mëngjes, Nënpresidenti Pence dhe Zonja e Dytë dolën negativ gjatë testiimit për COVID-19. Pence ka një shëndet të mirë dhe i uron familjes Trump shërim të shpejtë”.
Filllimisht lajmi u dha se Hope Hicks, një nga asistentet kryesore të Shtëpisë së Bardhë rezultoi të enjtene infektuar nga Covid, ndërsa në ditë më pas presidenti Trump bëri të ditur se ai dhe zonja e Parë, Melania ishin infektuar gjithashtu.
Trump dhe Hicks, sipas mediave amerikane, kanë zhvilluar takime me zyrtarë të administratës së Shtëpisë së Bardhë,si dhe mbështetës të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në javët e fundit.
Kjo detyroi mjekët e shtëpisë së Bardhë që të nisin hetimet dhe kërkimet mbi kontaktet e emergjencës.