Shkencëtarët e ndryshëm janë deklaruar se bota mund të përballet me valën e dytë të Coronavirusit gjatë stinës së vjeshtës. Lidhur me këtë infektologu, Murat Mehmeti, tha se janë të përgatitur për një valë të dytë të virusit edhe pse kapacitetet që ka Klinika Infektive janë të stërmbushura.
Rëndohet situata me Covid/ Më shumë se gjysma e pacientëve në Infektivë me oksigjeno-terapi
“Klinika Infektive i ka ato kapacitet që i ka pasur prej fillimit d.m.th. kapacitetet e Klinikes Infektive janë deri në 100-105 shtretër që i kemi në dispozicion për trajtimin e pacientëve me këtë sëmundje, kështu që duke e pasur parasysh numrin qe e përmenda më herët që është rreth 80 nënkupton që kapacitetet tona janë gati të stërmbushura”, tha infektologu Mehmeti për Front Online.