Një familje në Rusi kanë humbur jetën nga Covid-19 në vetëm pak ditë. Prindërit dhe vajza e tyre shtatzënë janë infektuar nga koronavirus dhe fatkeqësisht mjekët kanë arritur të shpëtojnë vetëm foshnjën.
Sipas mediave, një 64-vjeçar dhe gruaja e tij 61-vjeçare, bashkë me vajzën 36-vjeçare, kanë vdekur pas infektimit me Covid-19.
Svetlana Sorochinskaya, 36 vjeçe vdiq menjëherë pasi solli në jetë fëmijën.
Sipas informacioneve të dhëna nga të afërmit 64-vjeçari ka pasur një operacion në zemër, ndërsa dyshohet se gruaja dhe vajza janë infektuar gjatë vizitave në spital.
Autoritetet në Petersburg do të marrin kujdestarinë për foshnjën.