Siria ndodhet përballë një emergjence teksa në kampet e saj të refugjatëve COVID-19 po përhapet në mënyrë të shfrenuar.
Vetëm në rajonin veri-perëndimor në kufi me Turqinë, Idlib numri i rasteve u dhjetëfishua muajin e kaluar.
Doktorët paralajmërojnë se COVID-19 është shfrenuar tashmë në kampe dhe madje rastet janë shumë herë më të larta se sa tregohen për shkak të testimeve. Vetëm në kampin Atmeh të Idlib jetojnë thuajse 55 mijë refugjatë në kushte të vështira jetese.
Kujtojmë se në një prej kampeve siriane, Al-Hol ka ende shqiptarë të bllokuar të cilët qeveria po përpiqet me operacione bashkëpunimi t’i shpëtojë.