×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    COVID-19 përshpejton procesin e plakjes

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Një grup mjekësh gjermanë po studiojnë pasojat afatgjata tek pacientët me COVID-19. Sipas tyre edhe kur kalon lehtë, infektimi dëmton rëndë edhe tek të rinjtë disa organe që shkaktojnë probleme në të ardhmen.

    Drejtuesi i grupit studimor, prof. dr. Stefan Schreiber, mendon se virusi SARS-CoV-2 mund të përshpejtojë procesin e plakjes tek personat e infektuar.

    Në një intervistë për gazetën “Die Welt” ai tha se “përveç pasojave specifike të sëmundjes, coronavirusi përshpejton gjithashtu edhe proceset e plakjes së organeve të brendshme, por fillimisht pa u vënë re, raporton dw.

    Kështu p.sh. një 30-vjeçar që infektohet tani me COVID-19 mund të ketë pas dy vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 40-vjeçari, apo pas dhjetë vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 60-vjeçari “.

    Një nga fushat e studimeve të prof. dr. Stefan Schreiber dhe grupit të studimor në Qendrën Mjekësore Universitare Schleswig-Holstein në Kiel janë lidhjet mes infeksioneve kronike dhe procesit të plakjes.

    Edhe pse COVID-19 prek më shpesh rrugët e frymëmarrjes ose mushkëritë, ai në fazën akute mund të prekë shumë sisteme të organeve të tjera. Sipas të dhënave aktuale të hulumtimeve mjekët supozojnë se prej coronavirusit mund të ndodhin edhe dëme afatgjata të organeve. Studime të ndryshme tregojnë gjithashtu se dëmtime të tilla të përhershme janë të mundura edhe nëse dikush e kalon sëmundjen lehtë.

    COVID-19 është një e ashtuquajtur sëmundje endoteliale, shpjegoi Schreiber. “Endotele quhen qelizat që krijohen tek muret e enëve të gjakut. Ato gjenden kudo ku në trupin tonë ka enë gjaku. I ashtuquajturi endotel është si të thuash organi ynë më i madh. Dhe me sa duket endoteli është një nga pikat e preferuara të viruseve. Përmes infektimit të këtyre qelizave infeksioni përhapet më tej tek organet e tjera ”, tha ai. /deutchewelle/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Katër persona kanë vdekur ndërsa qindra palestinezë hynë me forcë në një depo të Kombeve të Bashkuara në Gaza, duke shembur pjesë të...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk mund të tregojë nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha më 28 maj se ushtria e tij e ka vrarë Mohammed Sinwar, udhëheqësi i supozuar i Hamasit...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Si zakonisht edhe gjatë ditës së nesërme të zgjedhurit e popullit pritet të mblidhen për ta mbajtur seancën e radhës. Kjo do...
    Lajme28 Maj 2025
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se të gjitha spitalet e Rezonancës janë ofruar me vullnetin e tyre të plotë për...
    Lajme28 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu ka reaguar pas situatës së krijuar sa i përket moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër disa nga hyrjet kryesore të Prishtinës do të jenë të mbyllura përkohësisht, si pasojë e...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk mund të tregojë nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha më 28 maj se ushtria e tij e ka vrarë Mohammed Sinwar, udhëheqësi i supozuar i Hamasit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.