Në 24 orët e fundit në Republikën e Shqipërisë janë regjistruar 545 raste të reja me Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 16 pacientë kanë humbur jetën, ndërkohë që ka edhe 397 të shëruar.
Viktimat janë “6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.”
Gjithësej janë kryer 2.026 testime.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar