Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 26.121 raste nga 111.560 persona të dyshimtë në këtë virus.
Bazuar në shifrat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike numri i vdekjeve nga virusi korona në vend është 777 .
16 mijë e 499 raste të shërimit janë regjistruar deri më tani, kurse numri i rasteve aktive është 8.845
E Kosovës të mërkurën i janë shtuar 773 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1,519 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër viktima.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 8,845.