Ka arritur në 45.004 numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 45 mijë e 4, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, krahasuar me muajin nëntor dhe tri ditët e para të dhjetorit, që nga 4 dhjetori e deri më sot, 10 dhjetor, ka pasur përmirësim të situatës dhe e gjithë kjo duke iu referuar statistikave të IKSHPK-së.
Më 3 dhjetor në Kosovë kishin qenë 13 mijë e 784 raste aktive, përderisa më 10 dhjetor janë 12 mijë e 41 raste aktive, shkruan lajmi.net.
Bazuar në këto të dhëna i bie që sot janë 1 mijë e 743 raste aktive më pak se javën e kaluar.
Që nga 4 dhjetori e deri më sot, 10 dhjetor, në vendin tonë kanë ndërruar jetë 99 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus, përderisa janë regjistruar 3 mijë e 705 raste të reja dhe janë shëruar 5 mijë e 349 persona.
Numri total i rasteve pozitive është 45 mijë e 4 raste nga 158 mijë e 577 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 161 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31 mijë e 802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 41.