Mali i Zi radhitet i pari në Europë sa i përket rasteve të regjistruara me koronavirus, për 100 mijë banorë. Teksa Kosova është në vendin e shtatëmbëdhjetë.
Vijesti.me raporton se Mali i Zi ka një normë prej 2.3 rastesh të regjistruara të koronavirusit për 100 mijë banorë.
“Sipas të dhënave të qendrave statistikore evropiane, midis 10 vendeve të para nga 45 vendet evropiane me më të infektuarat, nuk ka asnjë vend tjetër nga rajoni”, thuhet në artikull.
Pas Malit të Zi, radhiten Armenia dhe Spanja.
Ndërkaq, Kosova ndodhet në vendin e 17’të, Maqedonia Veriore në vendin e 11’të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 14’të, Shqipëria në vendin e 27’të, Kroacia në vendin e 28’të, Sllovenia në 29’të dhe Serbia e 30t’a.
Sipas shkallës së infeksionit në shtatë ditët e fundit, numri më i lartë i njerëzve të infektuar për 100 mijë banorë u regjistrua në Andorra, Republikën Çeke, Belgjikë dhe Holandë.