“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).”, thuhet në raport.
Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 873 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 4,371 persona të testuar dhe janë shëruar 544 pacientë.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 13,424./Front Online/