×
  • Kronika
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Çova një thes miell’! Nga arrestimi i parë te dëshmia mes lotësh. Çfarë tha në gjyq shoferi i FNSH që u prangos sot

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Arrestohet shoferi i FNSH qe ishte shpallur ne kerkim, pasi ishte denuar me burg, me akuzen e shpërdorimit te detyres.

    Policia e Shkodres ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

    “Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”- njofton policia.

    NJOFTIMI

    Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

    Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

    Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

    Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

    Deshmia ne gjyq

    Gjykata e Shkodrës kishte vendosur masën arrest me burg për efektivin e FNSH-së Ardian Loci ne mars te vitit 2017. Ardian Loci ishte me detyre shofer në FNSH. Në seancën gjyqësore ai është paraqitur duke qarë.

    fee7bb7a-3bda-4efc-a011-095c77f7e5a4

    Përpara trupit gjykues ai ka thënë se ka gruan dhe vajzën e sëmurë. Ai është shprehur se e ndien vetën shumë të rënduar dhe se akuza janë shpifje ndaj tij. Më tej në një moment në sallë ka thënë së do vras vetën nuk kam as bukë me ngrënë, raporton Panorama.

    “Kam 21 vite shofer ne FNSH. I kam shërbyer shtetit me zemer e me mendje. Kam gruan te sëmure dhe vajzën e sëmure po ashtu me sëmundje te keqe ne koke. Kam vajzën tjetër te vogël qe s’ka kush ma çon ne shtepi.

    Skam marre asnje shpërblim. Kam shtepine pa pllaka. E ndjej veten shume te renduar aq sa te vras veten. Jane akuza te shpifura. S’kam buk ne shtepi. Edhe nje shpërblim qe mora kam shlyer borxhet dhe energjine. S’kam patur leke ti paguaj vajzes ilaçet. Nuk i përkas asaj kategorie.

    I kam çuar nje shoku nje thes miell se skishte me çfare e merrte dhe i thashe mos me thuaj me ashtu se kushedi si merret, ne rregull me tha. Si qenka, unë kam folur me një ne lagje. Kam qene ne shërbim me përpara dhe sa shkova ne shtepi duke ngrenë buke me arrestuan. Jam shume i zhgënjyer me ketë qe me është bere. Me falni per shqetësimin” tha Ardian Loci, shkruan Panorama.

    Aksioni ne shkurt te 2017 qe e coi ne pranga 

    Hetimet për luftën antikanabis çojnë në pranga 18 persona, të dyshuar si të përfshirë në veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike, mes tyre 2 kryepleq dhe një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore.

    1c3d93a3-2f62-4e33-93c2-97763e45c945

    “Prokuroria Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është vijuar me ndalimin e dy kryepleqve të Njësisë Administrative Pult, një efektivi të Forcave Speciale dhe një numër personash të tjerë që ishin të angazhuar në organizimin përpunimin dhe përgatitjen e lëndës narkotike”- njofton prokuroria.

    6b1a049e-1f21-45ab-83b2-6c337c8dabb0

    Në kuadër të këtij procedimi penal, në kohë të ndryshme gjatë muajve të fundit, kultivuesve u janë identifikuar dhe shkatërruar parcela, me rreth 100 mijë rrënjë kanabis.

    Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Shkodrës konkludoi se kush ishin personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, për të cilët ditën e djeshme janë urdhëruar ndalimit dhe që janë zbatuar nga forcat e Policisë së Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

    Në kuadër të këtij procedimi, janë ndaluar:

    c2284735-d8be-46e0-89d5-f3d5b563b4ef

    1.     Dritan Lisaj, kryeplak, Njësia Administrative, Pult, Shkodër

    2.     Gjin Lushi, kryeplak, Njësia Administrative, Pult, Shkodër

    Të dy të dyshuar për “kultivim të lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”

    3.     Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore. Ky i dyshuar është ndaluar nga SHÇBA.

    Të ndaluarit e tjerë janë kultivues të lëndës narkotike, kryesisht banorë të zonës, të cilët kanë shfrytëzuar parcelat e tyre për mbjelljen e bimës narkotike cannabis sattiva.

    4e4fca22-2612-451e-9969-fdf2129fb448
    4edcd1ad-4ca9-474b-a2b2-482d92530452

    NJOFTIMI I POLICISE:

    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Early Spring”.

    Arrestohen 16 shtetas

    Më datë 27.02.2017 shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër , kanë finalizuar me sukses Operacionin Policor të Koduar “Early Spring”.

    Ky Operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi të zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër i cili ka zgjatur për një periudhë 10 mujore, ku ka qënë i përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike.

    502f48c5-63fe-4098-aa03-078289e22b84

    Vihen në pranga 16 shtetas, shpallen në kërkim disa të tjerë, konkretisht:

    * 1. Dritan Lisaj, 39 vjeç, banues në fshatin Mgullë , Njësia Administrative Pult , Bashkia Shkodër , i dyshuar për kryerjen e veprave penale te “Shpërdorimit të Detyrës”, “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim dhe Prodhim” dhe “Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 248, 283/ 2 dhe 284/ 2 të Kodit Penal, me detyrë Kryeplak në fshatin Mgullë.

    * 2. Gjin Lushi, 61 vjeç, banues në fshatin Xhan, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 e 248 të Kodit Penal me detyrë Kryeplak në fshatin Xhan.

    * 3. Ndoc Papshaj, 52 vjeç, banues në fshatin Kir , Njësine Administartive Pult Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të Kultivimit të Bimëve Narkotike , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal .

    * 4. Gjovalin Gravilaj, 45 vjeç, banues në Plan Gjuraj , Njësia Administrative Pult , Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike , kryer ne bashkepunim” , parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal .

    * 5. Llesh Qeftaj, 49 vjeç, banues në Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit te Bimeve Narkotike kryer ne bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 të Kodit Penal .

    * 6. Emiljan Qeftaj, 23 vjeç, banues ne Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te Kodit Penal.

    * 7. Nikë Qeftaj, 20 vjeç, banues në Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit te Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te Kodit Penal.

    * 8. Rinaldi Qeftaj, 22 vjeç, banues ne Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit te Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te Kodit Penal .

    * 9. Dedë Koçeku, 47 vjeç, banues në fshatin Pog , Njësia Administrative Pult Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga neni 284/ 2 te Kodit Penal.

    * 10. Gezim (Gjin) Çakaj, 48 vjeç, banues ne Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë , Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit te Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitjes së narkotikëve , kryer ne bashkëpunim , parashikuar nga neni 283/2 e 284/ 2 te Kodit Penal.

    * 11. Benard Bungaja, 25 vjeç, banues në fshatin Plan, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

    * 12. Gjon Ndresaj, 29 vjeç, banues në fshatin Pog, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

    * 13. Mentor Bungaja, 30 vjeç, banues në fshatin Plan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i K.Penal.
    * 14. Mark Bashi, 40 vjeç, banues në fshatin Mgullë, Njesia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe Shitje e Narkotikëve” e kryer në në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

    * 15. Nikë Bashi, 43 vjeç, banues në fshatin Mgullë, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e vepres penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

    * 16.Ndokë Bregu, 63 vjeç, banues në Xhan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

    Gjithashtu po punohet per kapjen e disa personave te tjerë të shpallur në kërkim , gjeneralitetet e te cilëve nuk bëhen të ditur për shkaqe të hetimit.

    Gjatë këtij hetimi në periudha të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, materialet e mëposhtme:

    • 31.140 rrënje bime cannabis sattiva.
    • 150 kg lëndë narkotike cannabis sattiva.
    • 330 gram fare bime narkotike cannabis sattiva
    • 9 automjete.
    • 22 telefona celularë
    • Një mitroloz model 56 kalibri 7.62 mm
    • Dy automatikë model 56 kalibri 7.62 mm.
    • Dy armë zjarri pistoletë.
    • Një sasi fishekësh .

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti amerikan në largim Joe Biden njoftoi këtë të hënë se do të zbusë dënimet e 37 nga 40 personat e dënuar...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka sugjeruar se është në favor të lejimit të TikTok-ut të vazhdojë operimin në Shtetet e...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ukraina ka marrë një këst prej 1.1 miliard dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Denys Shmyhal...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka sugjeruar se është në favor të lejimit të TikTok-ut të vazhdojë operimin në Shtetet e...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ukraina ka marrë një këst prej 1.1 miliard dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Denys Shmyhal...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 902 gjoba dhe ka hequr 12 patentë shoferë. Po ashtu...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe përkundër rekomandimit të Zyrës së Partive Politike për certifikimin e Listës Serbe dhe të listës së 48 kandidatëve të saj për...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në mbledhjen e Kuvendit zgjedhor të saj ka zgjedhur anëtarët e rregullt. Kuvendin zgjedhor...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar listën finale për unifikimin e çmimeve të barnave. Ai në një postim në Facebook shkruan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.