×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Contour Globali” e fiton Arbitrazhin 20 milionësh, Gërxhaliu: Do të dëmtohet buxheti

    FrontOnline
    06 Tetor 2023

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu tha se nuk dëmshpërblimi prej 20 milionë euro që Kosova detyrohet t’ia paguajë “Contour Global”, në bazë të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, është goditje e rëndë për ekonominë.

    Gërxhaliu tha se kundërshtimi i marrëveshjes për ndërtimin e Termocentralit kishte ngjyrime politike, dhe se ata që e kanë përgatitur këtë skenarë kanë pritur se do të fitojnë më shumë. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që Kosova dëmtohet në këtë mënyrë nga veprime të papërgjegjshme të politikanëve.

    Ai pohoi se po të realizohej projekti Kosova jo vetëm që do të siguronte energji për vete, por edhe do të mund të eksportonte. Gërxhaliu thotë se edhe ato pak investime që kanë qenë ta parapara tash do të tkurren për shkak të kësaj gjobe, ngase do të rëndohet buxheti.

    Madje shton se do të frikësohen dhe investitorët serioz që të investojnë në Kosovë.

    “Ky informacion nuk është befasi për mua ngase më kujtohet që në vitin 2020 kur ka ndodhur një kundërshtim i tillë, kam komentuar që ka pasur ngjyrë politike dhe kam thënë që do të adresohet drejtpërdrejt në Gjykatën e Arbitrazhit. Pritjet e atyre që e kanë përgatitur gjithë këtë skenar kanë qenë që do të fitojnë shumë më tepër mirëpo definitivisht Kosova në këtë drejtim nuk dëmtohet vetëm në aspektin ekonomik po dëmtohet edhe në aspektin integrues, social mbi të gjitha në aspektin emocionalë”, raporton eo.

    “Nuk është hera e parë, e dini çka ka ndodhur edhe me Telekomin. Ky është vetëm dëshmi e një katrahure që e ka kapluar Kosovën vitet e kaluar që shumë më tepër ka dominuar interesi i grupeve i partive politike se sa interesi i shtetit. Sot kur bota ballafaqohet me krizë energjetike, Kosova kish pas mundësi me eksportuar energji. Mirëpo ky është eksperimenti i quajtur Republika e Kosovës. Është koha për reagim është koha kur drejtësia ta thotë verdiktin e vet”.

    “Definitivisht do të jetë një goditje për buxhetin e Kosovës, do të jetë goditje për ekonominë, për qytetarin. Në fund të fundit duhet të kuptojmë që buxheti i Kosovës nuk bëhet nga politikanë po bëhet nga bizneset dhe qytetarët dhe do të ketë tkurrje të investimeve. Vërtet kjo po e dëmton shumë Kosovë, shumë kompani në të ardhmen do të ketë paragjykim se çka mund të ndodh në Kosovë, dhe do të jetë vështirë që të priten investitorë serioz”.

    Përderisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se vendimi do të kontestohet. Pas humbjes së arbitrazhit, Kosova do të detyrohet t’ia paguaj “Contour Globalit” mbi 20 milionë euro.

    Kontrata me “Contour Global” ishte nënshkruar gjatë vitit 2017 për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, për të cilin planifikohej të ishte investimi më i madh i huaj në vlerë 1.3 miliard euro.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.