Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka njoftuar se ka marrë njoftim nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar për hapjen e kontestit me investitorin Contour Global, lidhur me termoncentralin “Kosova e Re”.
Sipas njoftimit, më 24 maj 2020 ishte paraparë të bëhej mbyllja e këtij projekti, por dështimi i arritjes në kohë dhe dështimi i disa tentativa për zgjidhje të kontestit ka bërë që investitori të çojë Kosovën në Arbitrazh.
“Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit ka marrë masa që ky proces të ndiqet dhe çështja të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në njoftim të MEA-së.