Antonio Conte raportohet se nuk është bindur nga planet e Interit për të ulur shpenzimet në edicionin 2021/22 dhe se do ta shkëpusë kontratën me klubin nga Milano.
“GdS” raporton se trajneri italian është afër që ta mbyllë aventurën tek Interi, shkruan FrontOnline.
Presidenti i Interit, Steven Zhang ka planifikuar të ulë shpenzimet në “Giuseppe Meazza” duke shitur futbollistë deri në vlerën 90 milionë euro dhe duke ulur pagat për 15 përqind.
Contes nuk i ka pëlqyer kjo, dhe palët po vazhdojnë me negociata.
Ndryshe, Conte ia solli Interit titullin e kampionit të Italisë pas një dekade.
Interi tashmë ka nisur “gjahun” për një trajner të ri, dhe thuhet se opsion ideal është Massimiliano Allegri./FrontOnline/