Dyshekë tjerë të kompanisë Comodita Home u nisën prej Gjakovës, të enjten, për të mbërritur së shpejti në shtretërit e amerikanëve.
Një kontingjent me plotë kontejnerë të mbushur me këto prodhime për pak ditë arrijnë në Shtetet e Bashkuara.
Produktet e këtilla kosovare që u eksportuan më herët në Amerikë, u renditën në top 5 produktet më të shitura në kategorinë e tyre.
Përveç brendeve të njohura ndërkombëtare me të cilat kooperon qe disa kohë, kompania lidere në prodhimin e dyshekëve po synon edhe të tjera bashkëpunime.
“Comodita vazhdon edhe më tej të zgjerojë rrjetin e bashkëpunimeve që tashme janë lidere në këtë industri të shitjes, duke përforcuar shtrirjen tonë me partnere si: Amazon, Walmart, Wayfair, Overstock, Home Depot e së shpejti edhe në Target”, tha Granita Bunari, drejtoreshë operative në Comodita Home.
Pozicionimin e dyshekëve kosovarë në kategorinë “bestseller”, e mundësuan 3 lloje të produkteve, thonë në Comodita Home.
Por, me siguri të plotë, për renditjen në TOP 5-she të produkteve më të shitura në Amerikës, sipas zyrtarëve të fabrikës, kontributin kryesor e dha cilësia e produkteve.
“Kualiteti mbështetet nga një numër i madh certifikimesh për cilësinë e produkteve duke na garantuar një prezencë në tregun evropian dhe atë të SHBA-së si Certipur, OEKO-TEX, BSCI, SMETA, dhe Iso standardet…”, tha ndër të tjera Bunari.
Comodita është prodhuesi më i madh i dyshekëve dhe shpuzës në Evropë. Po ashtu, kjo kompani kosovare është edhe eksportuesi më i madh në vend.
Gjatë vitit, Comodita eksporton 2 milionë dyshekë.
VIDEO KËTU