×
  • Lajme
  • Lajme

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi

    FrontOnline
    19 Shtator 2022

    M.O.W. bashkon industrinë e tekstilit nga e gjithë bota, ku prodhuesit kombëtarë e ndërkombëtarë shkëmbejnë trendet, format dhe ngjyrat e fundit të industrisë së mobiljeve dhe tekstilit.

    Qendra e ekspozitës Bad Salzuflen në Gjermani ofron një mjedis të përshtatshëm për ngjarje të drejtpërdrejta që janë sa të këndshme, aq edhe të suksesshme.

    Takimi i industrisë evropiane dhe jo vetëm, në panairin ndërkombëtar M.O.W ka filluar nga dt.18 Shtator dhe do të përfundoj më 22 Shtator. Si ekspozues në këtë panair, kompania Ventius International apo siq njihet Comodita është paraqitur në mënyrën më dinjitoze me një gamë të gjërë produktesh, me koleksionet e fundit nga kategoria e gjumit si, dyshekë, mbishtresa dysheku dhe jastëkë, të prodhurara me teknologjinë më moderne.

    Cilësia e produkteve, teknika e përdorur e zhvillimit të tyre si 100% material i reciklueshëm deri tek sistemimi i produkteve dhe rekuizitave në 180 metra katror shtand, paraqitja vizuele dhe inkuadrimi  i teknologjisë më të përparuar i japin formë dhe paraqitje atraktive punës së gjatë të stafit të Comodita Home.

    “Pjesëmarrja e Comodita Home në panairin M.O.W si lojtar permanent në tregun global ka fokus paraqitjen e gamës tonë prodhuese, zgjerimin e bashkëpunimeve në Evropë dhe më gjerë. Me pjesëmarrjen e ekspozueve nga e gjithë bota dhe me paraqitjen e produkteve inovative është forcuar edhe më shumë rëndësia e brendit tonë prodhues “thotë drejtori i Comodita Home, z. Eroll Shabi.

    Ndërkaq, përfaqësuesit e shitjes nga Comodita theksojnë se vetëm gjatë 2 ditëve të para numri i vizitorëve ka qenë tepër i madh duke shprehur interesim për bashkëpunim. Vlen të theksohet se janë zhvilluar 12 takime si më të rëndësishmet, të cilat priten që shumë shpejt të konkretizohen me kontrata.

    Më shumë se 500 ekspozues të të gjitha formateve të shitjes së mobiljeve, të palëvizshme dhe online, për të gjithë të pjesmarrësit M.O.W., jo vetëm që ofron një ngjarje panairi, por gjithashtu i ofron industrisë zgjidhje dhe impulse afër tregut.

    Për organizatorët e panairit tashmë është e parashikueshme që M.O.W. 2022 do të jetë një panair i fortë, i rëndësishëm, me tendencë që tërheq vizitorë nga të gjitha format e marketingut të mobiljeve. Ashtu si vitin e kaluar, ata presin që rreth 40 për qind e vizitorëve të vijnë nga jashtë.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia sot ka njoftuar se janë shfaqur grafitë me simbolin serb në murin e muzeut në Mitrovicë të Veriut. Po ashtu, policia...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pesë shtetas të Serbisë të gjithë në një veturë u munduan të premten ta kalojnë ilegalisht kufirin. Në raportin 24-orësh të policisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Drejtoresha e Radiologjisë, Shkendije Nuza në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me sfidat e klinikës që ajo drejton. Nuza...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Një person është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar të premten në Gjilan. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    I dyshuari për sulmin në Gjermani mori një makinë me qira dhe u fut në një turmë në tregun e Krishtlindjeve në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i zyrtarëve policorë të lënduar nga vetaksidenti në Varagë të Zveçanit. Në raportin 24 orësh të policisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.