Dy çokollata të zeza mund të konsiderohen një trajtim i shëndetshëm! Studimi i ri sugjeron se mund t’ju ndihmojë të digjni më shumë kalori! Çokollata e zezë me 70% dhe më shumë kakao është e pasur me përbërje bimore të quajtura flavonoide dhe flavanole të cilat shoqërohen me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe përfitimeve të tjera kardiovaskulare.
Shoqata Amerikane e Zemrës vëren se disa studime sugjerojnë që konsumimi i çokollatës së zezë shoqërohet me një rrezik më të ulët të rezistencës ndaj insulinës dhe presionit të lartë të gjakut. Një studim që përfshinte persona me mbipeshë, zbuloi se konsumimi i çokollatës së zezë dhe bajameve të papërpunuara ndihmoi në uljen e kolesterolit të tyre “të keq”. Kërkime të tjera sugjerojnë përfitime të tilla njohëse, si përmirësimi i rrjedhës cerebrale të gjakut, përmirësimi i kujtesës, përmirësimi i shpejtësisë së përpunimit dhe përmirësimi i humorit.
Ndërsa disa ekspertë besojnë se provat mbi përfitimet shëndetësore të çokollatës së zezë janë ende të dobëta, një studim i ri i shtohet një studimi në rritje që mund t’ju inkurajojë të shijoni disa copa të çokollatës tuaj të zezë të preferuar pas darkës. Një studim i botuar në vitin 2021 në International Journal of Exercise Science testoi efektin e një sasie të vogël të çokollatës së zezë në konsumin e energjisë tek gratë gjatë pushimit dhe stërvitjes.Tetëmbëdhjetë gra me mbipeshë u ndanë në dy grupet- njërit grup iu dha 20 gram çokollatë e zezë dhe tjetrit një sasi çokollatë e bardhë e rregulluar me kalori, dhe ato kanë ngrënë çdo ditë gjatë studimit 28-ditor.
Të anketuarit nuk ishin në dijeni të faktit se çokollata e zezë po testohet dhe çokollata e bardhë është një placebo. Shpenzimet e energjisë së pushimit në të dy grupet (REE) dhe shpenzimet e energjisë në stërvitje (EEE) janë regjistruar para fillimit të shtimit të çokollatës dhe pas 28 ditëve të ngrënies. Ushtrimet përfshinin çiklizëm të palëvizshëm në dy intensitete të ndryshme. Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që hëngrën çokollatë të zezë regjistruan një rritje gati 10 për qind të metabolizmit të pushimit (REE) krahasuar me asnjë rritje në grupin e që kanë ngrënë çokollatë të bardhë./FrontOnline/