Duke pasur parasysh kufizimet që priten të bëhen në ditët në vazhdim, Coca-Cola thotë se ndihma e tyre në atmosferën festive të fundvitit do të jetë e pamundur.
Kamionët ikonik të Coca-Cola me mbishkrimin “Festat po afrohen” këtë vit nuk do të dalin në qarkullim si shkak i kufizimeve, që zakonisht janë pjesë e rëndësishme e frymës festive për shumë qytetarë, shkruan “TheSun”.
Në shumë shtete, si për shembull në Britani, këta kamion vizitojnë të gjithë qytetet rreth krishtlindjeve për të ofruar frymën festive, transmeton lajmi.net.
Këtë vit, festat e fundvitit nuk do të jenë edhe aq të gjalla dhe të lumtura si më parë, sepse nuk do të jetë e mundur për shumë njerëz të festojnë me familjarët ose miqtë e tyre.
Edhe pse kjo mund të jetë shumë zhgënjyese për shumë njerëz, por Coca-Cola është shprehur se prioriteti i tyre është shëndeti i punëtorëve, por gjithashtu edhe i konsumatorëve.
Shumë persona filluan të bëjnë postime rreth kësaj duke shprehur mërzinë e vetë rreth ndodhisë, por kompania e Coca-Cola iu dha paksa shpresë duke shpallur se “Dhuratat festive janë duke ardhur”.
Ata nuk kanë treguar se çfarë do të jenë këto dhurata, por kanë konfirmuar se do të jetë diçka e këndshme.