Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Joe Biden, pritet ta fitojë edhe Xhorxhian, sipas një projekti të CNBC.
Mediumi amerikan e parashikon si fitues Bidenin, i cili momentalisht ka 49.5% të votave, i ndjekur nga kandidati presidencial republikan, Donald Trump.
Deri më tani janë numëruar 99% e votave në shtetin e Xhorxhias.
Në rast se triumfon, Biden bëhet demokrati i parë që ka shpallur fitore në shtet që prej 1992-ës.
Biden momentalisht ka mbledhur 290 vota elektorale. Një kandidati presidencial i nevojiten 270 sosh që të shpallet fitues i zgjedhjeve.
Mediet kanë filluar të raportojnë se ekipi i Biden ka filluar ta delegojë pushtetin. Në janar të vitit të ardhshëm, ai pritet veçse të jetë president i SHBA’së.