×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Çmimet në “autolarjen” e Policisë së Kosovës

    FrontOnline
    30 Tetor 2021

    Vetura, xhipa e kombi.

    Këto makina i ka në dispozicion Policia e Kosovës, shkruan “Front Online”.

    E krahas tyre edhe të tjera si, kamioneta, autobusë e autoblinda, të cilat varësisht prej natyrës së rasteve, i përdorë në aksionet e saj.

    Me to, pjesëtarët policorë shkojnë për të kryer bastisje, arrestime & patrullime në çdo cep të vendit. Shumë shpesh nëpër terrene të vështira malore me baltë. Në situata si këto, papastërtia bëhet e pashmangshme. Këto automjete, kësisoj, me t`u kthyer në bazë duhet t`i nënshtrohen një pastrimi me ujë.

    Krejt kjo për të larguar dheun e çfarëdo materiali tjetër, të ngjitur.

    Këtë shërbim për Policinë në tri vjetët e ardhshme, të paktën për regjionin e Prishtinës, do ta kryejë kompania “Ajani dhe Adami”.

    Megjithatë, kontrata mund të shkëputet edhe më herët – sapo vlera totale e larjes së veturave policore të arrijë në gati 63 mijë euro.

    Çmimorja e “autolarjes” së Policisë

    Çmimet e larjes dallojnë për secilin automjet, shkruan “Front Online”.

    Larja e një veture si kjo që po shihni në foto, brenda e jashtë, Policisë i kushton 4 euro e 40 cent, bazuar në kontratën e tenderit.

    Pak më shumë të holla lypen për pastrimin e makinave të llojit “Suv” (xhipat).

    5 euro e 70 cent – komplet, shkruan “Front Online”.

    Ani pse është më i madh dhe mund të harxhohen më shumë detergjente për të, Policisë shpëlarja e një kombi i del më e lirë sesa ajo e një xhipi.

    4 euro e 50 cent për këtë që po shihni në fotografi.

    Rrafsh 2 euro bën pastrimi komplet i kamionetës. E ai i autobusit policor, 8 sosh, shkruan “Front Online”.

    Çmimi përcaktohet varësisht edhe nga kërkesa e pastrimit.

    Ai veç i jashtëm kushton më lirë. Sidoqoftë, vlera monetare hyp kur kërkohet edhe ai i brendshëm.

    Veturat policore s`presin në rend për larje

    E përdallim prej çmimit, ka një rregull që është e pandryshueshme dhe vlen për të gjitha automjetet njësoj.

    Shkaku i natyrës së punës policore, asnjëra nga to nuk guxon të presë në radhë për t`u larë.

    Punëtorët e autolarjes, “Ajani dhe Adami” duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë komplet procesit të fërkimit, sidomos në përdorimin e detergjenteve në mënyrë që veturave policore të mos u dëmtohet ngjyra./“Front Online”.

     

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Edhe këtë vit Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura për festat e fundvitit, në mënyrë që qytetarët të ndihen sa...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Chelsea ka pësuar humbje befasuese në “Boxing Day”. Blutë e Londrës pësuan 1:2 në shtëpi nga Fulham, në kuadër të javës së...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka lëshuar sot ‘bombën’. Ajo ia tregoi Gjestit planin e saj për ta...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka sekuestruar 25 mijë euro që të dyshuarit kanë marrë duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Komuna e Drenasit ka arritur sukses duke u shpallur zyrtarisht kampione e Performancës Komunale për të gjashtën herë radhazi, me një rezultat...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji. Aksidenti ndodhi në distriktin Hadsel, në bregun veriperëndimor të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.