Sidomos sot, gjithandej mund të dëgjoni për të drejtat e punëtorëve. Në televizion, në radio, në rrugë, në taksi, në çajtore, në Tik Tok, në shkolla etj.
Petrol Company sot më shumë se kurrë mundohet ta theksoj rëndësinë e angazhimit të kompanive që me të gjitha kapacitetet të mundohen që punëtorët e tyre të ndihen të barabartë dhe
të respektuar përherë dhe jo vetëm në ditë të caktuara.
Petrol Company është përtej një kompanie e derivateve. Ata janë një familje e përkushtuar për mirëqenien e gjithsecilit. Familja e tyre e madhe është shumë diverse. Kanë punëtorë burra dhe gra të të gjitha grup moshave, fansa të Real Madridit dhe Barcelonës, tifozë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Diversiteti brenda ekipit të tyre është vlerë shtesë për atmosferën e punës dhe
harmoninë e gjithë ekipit.
Reflektimi është i dukshëm që ata janë të lumtur që ekipi i tyre përbëhet nga profesionistë dhe punëtorë të zellshëm që gjithmonë janë të gatshëm të japin maksimumin nga vetja e tyre. Suksesi i kompanisë së Petrol Company është ngushtë i lodhur me zellin e punëtorëve.
Jo vetëm derivatet më kualitative me çmimet më të lira në treg, por edhe stafi i tyre, janë arsyeja pse ata kanë kaq shumë miq e klientë besnik. Të gjitha shërbimet që ata i ofrojmë duket që
zbukurohen edhe më tepër falë punëtorëve të tyre.
Petrol Company ka investuar dhe vazhdimisht investon në të mirën e punëtorëve, Po ashtu, punëtorët vazhdimisht investojnë me vullnetin për punë. E vullneti për punë i të gjithë stafit është burim i shërbimeve fantastike të vetë kompanisë.