×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Çmimet gjatë korrikut ishin nga 2 % deri në 20 % më të larta

    FrontOnline
    12 Gusht 2025

    Agjencia e Statistikave të Kosovës vlerëson se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024. Kurse, inflacioni mujor ishte 0,2% në muajin korrik 2025.

    Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3%  në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024.“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (20,9%), kafe, çaj dhe kakao (16,9%); energjie elektrike (16,6%); mish (12,7%); pemë (12,3%); perime (10,7%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (10,2%); vajra dhe yndyra (9,9%); shërbime hoteliere (8,2%); shërbime ambulantore (7,1%); qumësht, djathë dhe vezë (6,5%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,2%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6,2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,1%); pije alkoolike (5,8%); shërbime financiare (5,2%); bukë dhe drithëra (5,0%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,9%); kujdes personal (4,7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4,0%); prodhime ushqimore (3,9%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); këpucë (3,4%); duhan (3,4%); gjëra personale (3,3%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3,2%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (2,3%); veshje (2,2%), transport rrugor i pasagjerëve (2,0%); dhe gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (1,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,9 për qind në IHÇK”, thuhet në njofitm.

    Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve -10,3%, karburante dhe lubrifikantë për pajisje të transportit personal -6,2%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 për qind në IHÇK.

    Megjithatë, ASK këtë ulje e llogarit gjatë muajit korrik me muajin qershior të vitit këtij viti dhe nuk krahason krooikun e vitit 2024 me korrikun e vitit 2025, sic ka krahasuar tek ngritja e çmimeve.  “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2%  në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin qershor 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (11,8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (1,9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0,9%); dhe mish (0,5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,3 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime -2,7%, me një ndikim prej (0,1 për qind në IHÇK.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.