×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çmimet e naftës në botë ranë për gati 5 për qind javën e kaluar

    FrontOnline
    25 Prill 2022

    Në tregjet botërore, çmimet e naftës ranë gati 5 për qind javën e kaluar pasi tregtarët kanë frikë nga dobësimi i kërkesës për shkak të një ngadalësimi të rritjes ekonomike globale dhe rritjes së normave të interesit të Fed të SHBA-së për të frenuar inflacionin e lartë.

    Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës ra me 4.5 për qind javën e kaluar në 106.65 dollarë, ndërsa në tregun amerikan një fuçi ra me 4.6 për qind në 102.07 dollarë.

    Rënia e çmimeve vjen si pasojë e shqetësimeve për kërkesën, duke pasur parasysh ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore. Javën e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar uli vlerësimin e tij për rritjen ekonomike botërore këtë vit nga 4.4 në 3.6 për qind e mëparshme, duke paralajmëruar se rimëkëmbja nga kriza e koronës kërcënohet nga lufta në Ukrainë dhe inflacioni i lartë.

    Për të njëjtat arsye, qeveria gjermane ka njoftuar një ulje të vlerësimit të rritjes ekonomike këtë vit nga 3.6 në 2.2 për qind, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

    Tregtarët gjithashtu kanë frikë nga kërkesa në Kinë, importuesi më i madh i naftës në botë, pasi Shangai dhe disa qytete të tjera kanë njoftuar një raund të ri masash mbylljeje për shkak të një vale të përhapjes së koronavirusit. Kjo, nga ana tjetër, do të ngadalësojë rritjen tashmë të ngadaltë të ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Përkrahja dhe bashkëpunimi me ministrin Nenad Rashiq, serbëve të Kosovës po iu kushton me kërcënime e përjashtime nga puna. Njëra ndër viktimat...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një personi me inicialet V.N, siç thuhet në njoftimin...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit po ofrohen. E  nuk do të mungojnë as ditët e pushimit, për punëtorët e institucioneve publike. Ministria e Punëve...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Arabia Saudite e ka ndaluar alkoolin gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2034, i cili do të mbahet në këtë vend. Media...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në lansimin e pilotimit të Programit të Kuponëve në kuadër të projektit...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, për FrontOnline, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për shpenzimet e saj në udhëtime dhe telekomunikime, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.