×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Çmimet e larta të produkteve në Kosovë, a pritet të ketë rënie të inflacionit këtë vit?

    FrontOnline
    13 Janar 2024

    Qytetarët e Kosovës tash e rreth dy vite janë prekur nga rritja e çmimeve, duke filluar nga gjërat ushqimore, veshmbathje e çdo shërbim tjetër ka pasur ngritje çmimi.

    Inflacion ka pasur në mallra dhe shërbime, e për këtë qytetarët janë shprehur mjaft të shqetësuar.

    Për situatën e krijuar ka folur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna.

    Rafuna  për Telegrafin, ka thënë se Kosova kishte importuar inflacionin, dhe se lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ishte baza ku kishte filluar inflacioni.

    “Lufta Ukrainë – Rusi ishte ai baza ku ka filluar  të ketë një ngritje të inflacionit për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Për shkak të mungesës së gazit, rritjes së çmimit të bursat të energjisë elektrike, me pas rritja e çmimit të derivateve. Dhe këto ishin ato burimet kryesore që ndikuan edhe pasiguria e tregjeve mos të harrojnë”, thotë Rafuna.

    “Në këtë periudhën kohore mes 2023 dhe 2024 në Bashkimin Evropian kanë gjetur alternativa të furnizimit me gaz me energji elektrike dhe tani nuk diskutohet mungesa as e gazit as energjisë elektrike, po bile nuk diskutohet as ngritja e çmimit të gazit apo të energjisë elektrike dhe sipas trendeve që sillen dhe të gjitha analizat që janë bërë ë tregun e Bashkimit Evropian në 2024 nuk parashihet që të ketë rritje të inflacionit dhe me mosrritjen e inflacionit do të ketë edhe ulje të normave të interesit”, ka potencuar ai.

    Duke diskutuar për ketë temë, Rafuna thotë se “dihet që Banka Qendrore Evropiane, po edhe në vendet tjera, në tregun amerikan dhe në tregun aziatik normat e interesit janë rritur për ta frenuar inflacionin”.

    “Tani me frenimin e inflacionit, d.m.th nuk ka arsye jo vetëm që normat e interesit të shkojnë lart, ose të rrinë në nivelin që janë, mirëpo duhet edhe të zbresim edhe trendet.

    Rafuna beson se në vitin 2024 do të ketë rënie të inflacionit por edhe rënie të normave të interesit.

    Kurse, sa i përket parave false që po qarkullojnë në treg, Rafuna thotë se ky problem ende nuk është eliminuar tërësisht.

    Rafuna bëri thirrje që bizneset të marrin monedhat dy euro prej burimeve të sigurta,

    “Na kemi bërë thirrje të gjitha bizneseve, dhe ju bëjë thirrje prapë të gjitha bizneseve, që dy euro që janë origjinale, ato ku shihet, ku munden me vërtetu. që të mos i refuzojnë, po t’i marrin. Inkurajoj bizneset që 2 euro t’i marrin prej burimeve të sigurta në fakt, d.m.th përmes kompanive ose përmes bankave të furnizohet me dy euro edhe inkurajoj sa më shumë bizneset që të përdorin edhe kartelet për pagesa”, theksoi ai.

    Kryetari i Odës Ekonomike ritheksoi se monedhat dy euro janë valutë zyrtare dhe nuk mund të refuzohen.

    Në intervistë, Rafuna ka folur edhe për ndikimin që do ta ketë liberalizimi i vizave në ekonominë kosovare si dhe për qarkullimin e parave false në treg.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Lajme09 Janar 2025
    Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se para Vitit të Ri, edhe Bondsteel është përfshirë në ndërprerjen...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.