Skuadra e Los Angeles Clippers ka shënuar fitoren e tretë kundër Utah Jazz.
Clippers arritën fitore 119 me 111 kundër Jazz, duke kaluar kështu në epërsi serike prej 3 me 2.
Basketbollisti i mbrëmjes ishte amerikani, George – i cili shënoi 37 pikë, bëri 16 kërcime dhe 5 asistime.
Te Utah, më i miri në fushë ishte kroati, Bogdanovic, me 32 pikë dhe 3 kërcime.
Ndeshjen e gjashtë, Jazz dhe Clippers e zhvillojnë më 19 qershor.
Fitore në playoff arriti edhe Atlanta Hawks, të cilët mposhten 109 me 106 ekipin e Philadelphia 76ers – duke çuar kështu epërsinë serike në 3 me 2.