Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka emëruar Clement Beaune në postin e sekretarit të Shtetit për çështje evropiane, njoftoi Pallati Elysee.
Beaune (37) do të zëvendësojë sekretaren aktuale Amélie de Montchalin. Ai ishte një zë me ndikim kur bëhet fjalë për politikën evropiane të Macron, duke filluar nga negociatat për Brexit e deri te reformën në eurozonë.
Ai u diplomua në shkollën elitare franceze administrative ENA dhe nuk ka mbajtur asnjëherë pozita shtetëror, por e njeh mënyrën se si funksionon qeveria, shkruan Reuters.