-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Clark: Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, bashkëpubimi ekonomik i pashmangshëm

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një diskutim virtual me Gjeneralin Wesley Clark, ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë dhe anëtar nderi i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Ky aktivitet u organizua në shënim të 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe 21-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

    Në bashkëbisedimin me drejtorin ekzekutiv të Odës Amerikane, Arian Zeka, Gjenerali Clark tha se Kosova ka një pozicion shumë të rëndësishëm strategjik, duke ofruar paralajmërimet e para për kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

    “Bota po e shikon Kosovën dhe mënyra më e mirë për të forcuar sigurinë e saj është përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”, tha Gjenerali Clark.

    Duke adresuar rolin e Kosovës në çështjet rajonale dhe globale, gjenerali Clark theksoi rëndësinë themelore të sundimit të ligjit, duke i kërkuar Kosovës që “të jetë krenare për të, ta forcojë atë dhe ta përdorë atë për të ndërtuar besimin e investitorëve”. Ai bëri thirrje për investime në infrastrukturë dhe energji, duke vënë në dukje rezervat e bollshme të linjitit të Kosovës, si dhe duke avokuar për transformimin dixhital të vendit, përmirësimin e sistemeve tatimore, lidhjen në brezin e gjerë të internetit dhe sigurinë kibernetike për të luftuar dezinformimin dhe përmbysjen e jashtme.

    Duke folur për përmirësimin e klimës së biznesit, gjenerali Clark inkurajoi Kosovën që të përqafojë bashkëpunimin rajonal me fqinjët si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, madje edhe Serbia, duke theksuar se, “Përfundimisht, Serbia do të duhet të pranojë pavarësinë tuaj dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm”.

    Ai gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm të Odës Amerikane në këtë rrugëtim si gjeneruese e propozimeve të politikave që nxisin investimet e huaja direkte.

    Ai u bëri thirrje liderëve të Kosovës që të ndjekin qeverisjen e pastër, unitetin politik dhe të mbajnë një baraspeshë të fortë ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat. “Vetëm qeveritë nuk mund të nxisin rritjen – ju nevojitet sektori privat, veçanërisht në teknologjinë e informacionit dhe shërbime, ku talenti dhe aftësitë gjuhësore të Kosovës mund të shkëlqejnë.”

    Krejt në fund, Gjenerali Clark foli për rëndësinë e kthimit të të rinjve në Kosovë, për të kontribuar me idetë e tyre për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër K.Z. të dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtje...
    Lajme26 Mars 2025
    Ministrit të Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonçar, i është ndaluar hyrja në Kosovë. Kjo pasi autoritetet e Serbisë ia refuzuan kërkesën ministrit...
    Lajme26 Mars 2025
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, e quajti “të pabesueshme” mënyrën se si kryeministri Albin Kurti komunikon me diplomatë ndërkombëtarë, pas mashtrimit...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Komedianët e njohur rusë, “Vovan & Lexus”, kanë publikuar një video ku pretendojnë se kanë mashtruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke...
    Lajme26 Mars 2025
    Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pasi Supremja ia refuzoi si të pathemeltë ankesën VV’së për votat me postë. “Gjykata Supreme...
    Lajme26 Mars 2025
    Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), për FrontOnline ka theksuar se ministrat dhe zëvendësministrat, të cilët janë zgjedhur deputetë,...
    Lajme26 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pasi Kenia ka njohur pavarësinë e Kosovës. Begaj ka falënderuar presidentin kenian, William Rutto, për...
    Lajme26 Mars 2025
    Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rinumërimin e votave me postë. Në vendimin e Supremes thuhet se...
    Lajme26 Mars 2025
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë sot pjesë në një diskutim të Organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ku është folur për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.